Nga Sokol Pepushaj
Sot, Edi Rama, për ç’ka ka vjedhur, duhej të ishte në burg. Po hajdutët në Shqipëri nuk i kap drejtësia jonë. “Gjyqi” u bëhet në Europë, Amerikë, në Perëndim thuaj, me ca pazare që shoqërohen me vjedhje të mëdha dhe shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive njerëzore. Ja, shikoni kryehajdutin Rama në “pazare” për drejtësi. Të gjithë thonë, se pazaret me Yuri Kim kanë marrë erë të fortë, deri në Vermosh, ku një avion me drogë pret një fjalë nga një diplomat. Këtë fillim Tetori, ku Pritet kapja e ‘Peshve të Mëdhenj’, Rama, si “Pazar” normalisht, ka lëshur në duart e SPAK-ut “Ujkun” e Shkodrës dhe “Kalinën” e Elbasanit. Atje ku me demek “peshohet” drejtësia, Ramës i kërkojnë shumë. Pas tyre ka nxjerrë në treg edhe “Tërmetin” e Zgjedhjeve, “Akulloren” e Bashkisë, “Tigrin” e Parajsave Fiskale etj.
Pa thënë asnjë emër, ju e dini cilët janë këta. Pra, qenkan hajdutë të famshëm, e emrat i vendosni vetë bri tyre. Meqë gjithë shqiptarët i njohin se janë milionerë, edhe pse pa emra, a duhej të ishin sot në burg? Po e thamë, drejtësinë e presim nga larg, nga Perëndimi. Kemi hajdutin më të famshëm të Botës që i “peshon” drejtësitë, kush duhet arrestuar dhe radhën e tyre. Ka ndodhur, ndryshe nuk rri në atë karrige as një javë. Si hajdut, ose do ikë, ose do bëjë pazare,deri në maskarallëk. Pra do dënojë të tjerët që kanë vjedhur dhjetëra herë më pak se ai.
Kështu kanë vepruar historikisht diktatorët, apo jo? Prandaj bën politikë ndryshe këtë Vjeshtë kryehajduti. Vodhi 9 vjet ç’i doli përpara. Tani ka dalë nga zyrat e shtetit të kapë hajdutët e t’i çojë në zyrat e SPAK-ut. Si me thënë, ti hajdut rri edhe pak, ti tjetri bëje pak burg për partinë. Një hajdut për shembull, është ish-Ministri Ilir Beqaj. Ky është më shumë se hajdut, është “Peshk”. Madje, ky është edhe më shumë se peshk, të gjithë e njohin me nofkën “Ujk”. Për 120 milion eurot e fantazmës me emrin Check up” , Edi Rama distancohet sot që bën pazare. Ilir Beqajn e ka lëshuar në derë të burgut. Kjo ka ngjarë diçka më herët se sot. Qysh se nuk i krijoi klimë për deputet, qysh se nuk e qasi askund në qeverisje. Rama nuk është kaq budalla sa duket. Disa “kurbanë” do ja dopëzojë vetë drejtësisë. Në fakt, e ka thënë disa herë. Edhe dje deklaroi se punësimet në zyrat e shtetit të PS-së, s’janë pronë e PS-së. Kështu, edhe ç’u vodh e grabit nga ato zyra, s’qënka pronë e saj.
Një tip loje e dalë boje. Por loja vazhdon, pasi “arbitrat”, pra ndërkombëtarët nuk shohin fare ç’bëhet. Ata ende nuk shohin avionin e drogës në Vermosh që mbrëmë e mbuloi bora dhe në të u futën tre Arinj të zi si shpirti i Rilindjes. Diplomatët, që Rama u ka vënë njërën dorë tek “sytë” e tjetrën tek “goja”, as bëjnë gëk, as bëjmë mëk. Si do flasë për shembull ambasadori i BE-së? Soreca ëshë me Urdhër Mbrojtjeje, si grua e dhunuar nga ish-i dashuri. Sa neveritëse, një ambasador që ka frikë të flasë për avionin e drogës se e “rreh” “e dashura”, si me thënë mafia, me shputa turinjsh. Diplomatët janë strucë?
Bëjnë sikur s’dinë as numrin e burgut të Edi Ramës në Francë. As se ishte hajdut i burgosur edhe në Gjermani në vitin 1991. Kjo cilësi diplomacie, të ishte letër, s’bën as për letër higjenike. Edi Hajdut Burgaxhiu, me dollarë droge paska blerë heshtjen e diplomacisë? Kështu mendon gjithë populli shqiptar, kurse ne ende themi, larg qoftë të heshtin diplomatët për kriminelët e njerëzimit me ndërgjegje. Çdo njëri ambasador që hesht me ndërgjegje, do ishte më maskara se Edi Rama. Nëse s’është kështu, na e thoni ju, si është: Ta zëmë se ra një avion me drogë në New York. Ç’do të bëhej? A do të identifikohej marka, shteti nga erdhi avioni, makinat që do shkonin plot njerëz të ngarkonin drogën e të kalonin një doganë, si me thënë të Kanadasë, pa lënë gjurmë, pa kërkuar asnjë shpjegim? Po nejse, le ta lëmë avionin në borë derisa të bëjmë edhe aeroportin dhe një Satelit për bjeshkët e Skropotushës. Se para kemi boll, sa kemi drogë që e prodhon dhe tregton vetë mafia, vetë shteti.
Por, në këto momente na vjen një lajm. Kryehajduti i Shqipërisë, ka nisur nga Shkodra tek avioni një mjet transporti dhe diçka po “zbërthehet” nga brendësia e tij. Nuk e dimë është drogë e fshehur, mina me telekomandë apo pse jo, përderisa flitet, edhe Zhivë e Kuqe. Kjo Zhiva e Kuqe, thuhet se përdoret nga terroristët për lëndë të fuqishme radio-aktive. Nejse, ambasadorët ende nuk dinë gjë për këtë avion, se ndryshe nuk do të tradhtonin misionin e tyre. Po Babloku sa besë ka? I ngjan Enverit, Ramizit, Saliut. Është ajo substancë. Pas “Ujkut” të Shkodrës, ka shitur edhe “Kalinën” e Elbasanit, Taulant Ballën. Edhe Taulanti shumë shpejt do të jetë andej nga SPAK-u, për drogën dhe miliona eurot me grupet mafioze të ndërtimit. Megjithatë, Bablokut i vjen “keq”, njëlloj si Lulzim Bashës për “non-grat-ën” e Berishës. Edhe Enver Hoxhës i pati “ardhur keq” kur u vra Qemal Stafa. Po ajo vrasje, ju shpërblye me një datë historike, 5 Majin, ditën e Dëshmorve që ende e kemi. Me pazare po “rritet” edhe Luli. Luli “qan” për Saliun, Enveri “qante” për Qemalin, Saliu “”qante” për Azemin, Rama “qan” për “Ujkun” e Shkodrës dhe “Kalinën” e Elbasanit.
Të gjithë edhe bëjnë pazare, edhe tradhtojnë interesat kombëtare, edhe bëjnë sikur tradhtojnë e vjedhin nga halli. Lotë krokodili me moton ‘përçaj e sundo’. Pikërisht për këto “tradhti” janë shpërblyer hajdutët e kriminelët. Shprehja, ç’është vjedhur e grabitur, s’është pronë e PS-së, forcon mendimin se Rama po ecën drejt një mali, ku gjatë rrugës, do i shesë shokët një nga një, e pastaj do bjerë në “gropën” e drejtësisë edhe ai. Por ne duhet të sjellim se si e artikulojnë gjendjen këta varfanjakët, viktimat, të vjedhurit. Ata mendojnë se po mbrohen nga “grepi” i drejtësisë “Peshqit e Mëdhenj” si Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Olsi Rama, Shkëlzen e Argita Berisha, etj. etj. Të vjedhurit kanë edhe fantazi, prandaj thirrini pak mendjes në keni gjë në kaptina. Populli i vjedhur shqiptar, zhvillimeve u vë poshtë këtë përkufizim: Po “lulëzon” pazari Rama-Yuri Kim, në shitje “Ujku” i Shkodrës dhe “Kalina” e Elbasanit.