Pazarxhiu Lulzim Basha, i detyrohet demokratëve një falje publike

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edit Harxhi/

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e fundit me spiunë fizik dhe virtualë dhe dhunimi i sigurisë kombëtare të Shqipërisë, përgjegjëse për të cilën është drejtpërdrejtë qeveria e Shqipërisë, sot mediat shtetërore më të mëdha të botës, VOA, BBC, AFP, DW, kanë nxjerrë në dritë skandalin Lulzim Basha, që disa prej nesh kemi nja pesë vjet që flasim me të madhe.

Sa herë jemi sulmuar brenda llojit unë dhe miqtë e mi për këto të vërteta!

Natyrisht, ky është një turp i madh për Partinë Demokratike që mund të jetë financuar nga para ruse, por është turp edhe për shumë figura politike e kolegë të mi në PD që me dijeni ose pa dijeni kanë bashkëpunuar dhe disa vazhdojnë të bashkëpunojnë me këtë pazarxhi.

Jam e sigurt se shumë kush mund të thotë nuk e dinim, se ishte vepër e Lulzim Bashës, por nuhatja, intuita, informacioni, analiza, pastërtia jote dhe kurajo për të folur të bëjnë politikan dhe ta qepin atë stof. A kërkoi kush tjetër përveç Z. Berisha falje publike ( megjithëse e vonuar) për bëmat e Lulzim Bashës dhe për talljen me idealizmin dhe vullnetin e demokratëve?

Partia Demokratike duhet një zëri dhe institucionalisht të distancohet nga çdo veprimtari e paligjshme dhe kriminale që ka ndodhur në emër të PD-së, dhe të kërkojmë një falje publike para shqiptarëve që toleruam një keqpërdorim të tillë të PD-së ndër vite me në krye Lulzim Bashën. 8 vjet nuk janë pak. Prandaj është vështirë të rikthejmë besimin!

I bëj thirrje SPAK të rihapë urgjent çështjen Muzin dhe lobimin rus dhe të çojë përpara drejtësisë ata që kanë tjetërsuar vullnetin dhe idealet e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe të shqiptarëve duke pranuar dhe përdorur para të pista për të financuar fushata elektorale.

Mendoj se Gjykata e Apelit që ka marrë për shqyrtim pa asnjë bazë juridike dhe në kundërshtim me ligjin, çështjen e Logos dhe Vulës së PD-së tashmë e ka fare të lehtë të mos zgjasë agoninë e demokratëve dhe të nxjerrë vendimin e vërtetuar me votë të pastër më 11 dhe 18 dhjetor 2021.

Por, edhe miqtë amerikanë ketu në Shqipëri e në institucione amerikane, që vepruan shpesh herë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të vërtetë dhe u munduan të joshin një pazarxhi si Lulzim Basha, i detyrohen demokratëve një falje publike.

E në fund, kjo qeveri i ka ditët e numëruara sepse jam e sigurt që kur të hapen letrat, financimet e tyre do të jenë dhjetra herë më të mëdha dhe më skandaloze, ashtu siç po shohim me Inceneratorët, Portin e Durrësit e shumë të tjera.

Vetëm protesta qytetare e shpëton këtë vend tani! Prandaj unë thërras në ndërgjegjen e çdo shqiptari sot!

Diktaturat largohen me protesta, demokracia fitohet me votë! #shqipërianërrezik

Zjarr Tv Ad