PD: Aktorët e Ramës, kandidatë të paligjshëm të BD-së

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat shprehet se Bindja Demokratike po përdor justifikim me deputetë falso apo të marrë me qera për të hyrë në zgjedhje.

PD nënvizon se aktorët e Edi Ramës, të regjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm. Për PD, zgjedhje monise më datë 30 qershor nuk do të ketë.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të rregjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.

Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.

Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend.

Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të patur!

 

Zjarr Tv Ad