PD akuza Kumbaros, Duka denoncon shkatërrimin e urave të Hoshtevës dhe Libohovës

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ura e Hoshtevës dhe ajo e Libohovës u shkatërruan si pasojë e vërshimit të lumenjëve. Por në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka, akuzoi Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për zhdukjen e tyre nga harta e monumenteve të kulturës. Sipas saj Ministria nuk ka reaguar në kohën e duhur  për restaurimin e këtyre veprave të rëndësishme të pasurisë kombëtare.

Valentina Duka: Këto janë dy ura të trashëguara 200-300 vjet më parë, të ruajtura me fantaziëm nga banorë të zonës, por edhe nga specialistë shqiptarë që e kanë dashur kulturën. Brenda 2 ditësh si rezultat i vërshimit të lumenjve ato zhduken jo vetëm nga arta e monumenteve të kulturës por edhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë për të mos i parë më kurrë. Banorët e këtyre zonave, sepcialistë të trashëgimisë kulturore kanë kohë që trokasin në derën e ministres së Kulturës për të ndërhyrë urgjentisht në riaparimin e tyre, por dera e saj ka qenë e mbyllur. Përgjigja e ministres së Kulturës ka qenë arrogante, qeveria Rama nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave kaq të rëndësishme të pasurisë kombëtare.

Zjarr Tv Ad