PD. akuza Nikollës për pagat e pedagogëve

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, përmes kryetares së komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, e akuzon ministren se nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore që do të lejonin pagesën e 15 mijë pedagogëve. “Minsitrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje përse pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar. Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre. Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike. I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve”, deklaroi Vokshi. Sipas Vokshit, “synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij. 

 

Zjarr Tv Ad