Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për shifrat e ditëve të fundit të numrit te infektimit të personelit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Sipas PD-së, kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës.
PD shton se infektimi i personelit në shërbimet e QSUT-së, për shkak se qeveria nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse për ta, do të thotë të rëndosh seriozisht gjendjen shëndetësore delikate të pacientëve të shtruar.
“Nga 100 te prekur nga virusi në qendrat e punës, kryesisht në QSUT, pjesa më e madhe janë infektuar në këto javët e fundit. Ne mendojmë se ka disa arsye përse situata po përkeqësohet dhe përse spitalet janë kthyer në vatrat më të mëdha të infeksionit. Për këtë fajtorë nuk janë qytetarët, siç propagandon kryeministri, por vetë qeveria e tij.” – theksohet në deklaratën e PD-së.
PD kërkon që konkretisht të bëhen testimet virologjike te personelit nuk po bëhen në mënyrë periodik, të sigurohen mjetet mbrojtëse nuk janë në sasinë dhe cilësinë e duhur, të bëhet kontrolli i zbatimit të protokolleve mbrojtëse si për personelin, ashtu edhe për pacientët mungon, të bëhen testimet virologjike apo serologjike për pacientët e shtruar, të sensibilizohen qytetarët, të mos injorohet zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës.