PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS-së, për rezultatin e zgjedhjeve të qarkut Gjirokastër.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Logu thotë se PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e  zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës.

“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan eksperti Ligjor i PD-së, Marash Logu.

Zjarr Tv Ad