PD: Asnjë plan për rihapjen e shkollave, qeveria e paaftë me pushime

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur na ndajnë rreth një muaji nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria ende nuk ka publikuar asnjë plan se si do të mbahet mësimi në kushtet e pandemisë Covid-19.

Ish deputeti demorkat Luçiano Boçi, akuzoi qeverinë duke e vlerësuar si të paaftë, ndërsa tha se mbi 640 mijë nxënës dhe studentë akoma nuk e dinë, nëse do të shkojnë apo jo në shkollë.

“Kryeministri në ikje, Edi Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime. Kjo krizë e re po vijon të trokasë në derën e pothuajse çdo familjeje shqiptare. Sot, asnjë prind nuk e di se çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di nëse do të hapen ose jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të arsimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar. Edi Rama është në rehatinë e plazhit, ndërkohë Besa Shahini, ikonë e paaftësisë të kësaj qeverie, është në ethet e shkakrimit. Askush nuk do t’ia dijë se çfarë do të ndodhë me arsimin, me nxënësit, me prindërit dhe me mësuesit. Investimet janë katandisur në një grusht para dhe ato pak investime ne shkolla bëhen me borxhet e PPP-ve korruptive. Edi Rama duhet të ndërpresë pushimet dhe të dalë para shqiptarëve për ngjarjen më të rëndësishme të fëmijëve. Duhet të shpjegojë cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen ato ose jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është tashmë një vit i djegur ku fëmijët mësuan pak ose aspak”

Boçi, thotë se kryeministri në ikje Edi Rama bashkë me qeverinë e tij vazhdojnë të bëjnë plazh, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familjeje shqiptare.

Zjarr Tv Ad