PD, Balliu: Emërimi i Neritan Nallbatit, skandali i radhës i Ramës

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, komentoi sot me nje qëndrim zyrtar, rokadën e fundit në Policinë e Shtetit. Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu tha se emërimi i Neritan Nallbatit në postin e drejtorit të Policisë Kriminale është skandali i radhës i qeverisë Rama.

DEKLARATA E PLOTE:

Neritan Nallbati emërohet drejtor i Policisë Kriminale, në institucionin me demek të reformuar të Gledis Nanos, edhe pse ai u largua në vitin 2003 si bashkëpunëtor i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati është famëkeq sidomos si protektor i “Rrugëve të kokainës”, gjatë kohës si drejtor i Policisë së qarkut Elbasan. Aktiviteti i tij në mbështetje të narkotrafikut ndërkombëtar kulmoi me rastin “Xibraka”.

Sipas raporteve mediatike dhe konfidenciale, Neritan Nallbati e ka vazhduar pa ndërprerje rolin e mbështetësit të aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarit të botës së krimit në Polici, edhe në kohën kur drejtonte Policinë e Durrësit. Që prej tetorit 2021 në portin më të madh në vend ka pasur një rritje eksponenciale të trafikut të drogës. Emërimi i tij në krye të policisë kriminale është rasti i përsëritur i promovimit të korrupsionit në hierarkinë e lartë të Policisë së shtetit.

Është tregues se nuk është gara dhe ndershmëria që të ndihmon të bësh karrierë, por përfshirja në afera dhe korruptimi thelbësor. Partia Demokratike dënon vendimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, i cili paraqitet në Tiranë si i preferuari i FBI-së amerikane. Një si Neritan Nallbati nuk do të pranohej as roje në oborrin e FBI, dhe jo më hierarki i lartë.

Absurde është që një të dyshuar dhe të shkarkuar për lidhje me krimin të emërosh në krye të luftës kundër krimit. Ne dënojmë edhe kriminalizimin e uniformave blu, dhe në të njëjtën kohë theksojmë se trupa e policisë nuk është e korruptuar. Në të ka profesionistë të përkushtuar dhe atdhedashës të ndershëm. Shefat e tyre, nën shembullin më të mirë të shefave politikë në parti, e kanë kthyer armën e policisë në një paradhomë partiake, ku u merret nderi edhe atyre edhe Shqipërisë. Me policë si Neritan Nallbati në krye të punëve, Policia dhe Shqipëria janë në rrezik.

Deklaratë nga selia blu e Klevis Balliut.

Zjarr Tv Ad