PD çon në SPAK Erion Veliajn, do të pasohet nga të tjerë zyrtarë të lartë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Lajmi u bë i ditur nga Jorida Tabaku, e cila drejtoi Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë çështje.

Jorida Tabaku: Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro. Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD  do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK p[ër sa i përket Erioni Veliaj.

Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.

Cilat janë faktet e reja?!

Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në ppërgjigje të kërkesës së koapmnsië që fiton kocneisonin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi.

Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Veliaj zotohet qe do te paguaje jo vetëm pjesën e bashkisë Tirane, 91.8 mn euro pa pyetur Keshillin Bashkiak.

Zjarr Tv Ad