PD denoncon: Arsimtarja me COVID19 shkon në ekskursion me mësuesit, asnjë testim para hapjes së shkollave

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka deklaruar se pavarësisht se shkollat pritet të nisin së shpejti, asnjë testim për koronavirusin nuk i është bërë arsimtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se sipas një denoncimi nga shkolla Laç-Vau i Dejës, nëndrejtoresha e saj është prekur nga Covid19 dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të organizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle.

Sipas Bardhit propaganda që bëhet në “ERTV” nuk përkon me gjendjen reale të shkollave.

ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithcka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të organizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës!

Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve“, shkruan Spahia.

Zjarr Tv Ad