PD ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, edhe pse në fushatë kishte premtuar se do të ruante hapësira të gjelbra. Oriola Pampuri madje theksoi se në 2 pallate në Tiranë po ndërtohen kate shtesë dhe për këtë sipas përfitues janë një deputet dhe një ish-parlamentar socialist.
Pampuri: Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta. Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt.
Sipas Pampurit, të dhënat e INSTAT tregojnë se për vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katror, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje 80%. Madje ajo shtoi se në kryeqytet në 3 mujorin e dytë janë dhënë 111 leje të reja.