PD depoziton projektiligjin në Kuvend: T’i jepet fund korrupsionit përmes kompanive ofshore dhe me pronarë sekret

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të Partisë Demokratike, projektligjin i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekret, të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.

Në draftin e hartuar së bashku me një grup deputetësh, thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Shehaj thekson se ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike, është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.

Ai u bën thirrje kolegëve deputetë që të votojnë këtë nismë ligjore që t’i jepet fund njëherë e mirë aferave  korruptive në vend.

Zjarr Tv Ad