Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratat e Taulant Ballës lidhur me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë televizive, Balla bëri diversion duke thënë se PS dhe PD kanë marrëveshje kundër LSI.
Ndërkohë, Gazmend Bardhi në emër të PD deklaron se qëndrime të tilla janë diversione Bardhi shprehet se këto diversione kanë vijnë si pasojë e frikës që ka kapur Partinë Socialiste nga humbja përballë Opozitës së Bashkuar.
Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!”,- deklaron Gazment Bardhi.