PD e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të RTSH, Gjekmarkaj: Rama hedh në erë ligjin dhe pavarësinë e medias

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar, Enkel Joti i cili u zgjodh me tre të pestat e votave të anëtarëve në Këshillin Drejtues.

Agron Gjekmarkaj në emër të Partisë Demokratike bën me dije se ky vendim konsiderohet “nul” pasi disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD. Gjekmarkaj  thotë se Rama me këtë vendim hedh në erë ligjin dhe pavarësinë e medias.

Deklaratë e kryetarit të komisionit të medias, Agron Gjekmarkaj:

“Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias”, thotë Gjekmarkaj.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik. Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Joti është aktualisht drejtor i QSUT-së, ndërsa tashmë do të rikthehet nën drejtimin e medias publike, pas eksperiencës së tij në Top Channel

Zjarr Tv Ad