Dega e Partisë Demokratike në Sarandë ka sulmuar Komisionin e Rithemelimit, pasi thotë se zgjedhjet që po bëhen në këtë degë janë të njëanshme dhe përjashtuese.
Në deklaratën për media, Dega e Sarandës shprehet se procesi i zgejdhjeve në sarandë po i përçan edhe më shumë demokratët, pasi në të gjithë mbledhjet e pretenduara se janë realizuar në seksione dhe grupseksione mungojnë listat emërore të anëtarve pjesëmarrës si dhe firmat e tyre përkatëse.
DEKLARATE
Partia Demokratike Dega Sarande denoncon proçesin e zgjedhjeve në forumet e Partisë Demokratike të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit si një proçes fars, i njëanshëm, përjashtues e fiktiv. Ky proçes përjashtues nuk i shërben bashkimit të demokratëve në bazë, qëllimit dhe misionit që ka Partia Demokratike.
Mënyra anti-statutore se si po organizohet ky proçes, fryma e përçarjes që po përcjell në bazë po e zvogëlon çdo ditë e më shumë Partinë Demokratike.
KONKRETISHT :
-Në të gjitha mbledhjet e pretenduara se janë realizuar në seksione dhe grupseksione mungojnë listat emërore të anëtarve pjesëmarrës si dhe firmat e tyre përkatëse.
-Në asnjë mbledhje seksioni apo grupseksioni nuk është zbatuar parimi 1 anëtar një votë, pra nuk janë përdorur fletë votimi dhe nuk ekzistojnë fletë votimi.
-Na rezulton se nuk janë njoftuar anëtarët e seksioneve dhe grupseksioneve sipas listës totale të anëtarësisë.
-Në shumicën e proçes-verbaleve të mbledhjeve të pretenduara rezulton se nuk janë firmosur nga anëtarët e komisioneve përkatëse, proçes-verbalet rezultojnë të plotësuara në shumicën e rasteve nga i njëjti shkrim, ka raste që rezultojnë anëtar të komisionit të votimit të zgjedhur si Kryetar apo Sekretar seksionesh.
-Në këtë proçes është anashkaluar organi statutor që organizon zgjedhjet që është Kryesia aktuale e degës .
-Për sa më siper dega e PD Sarande e konsideron proçesin NUL , të papranushëm dhe kërkon ndërprerjen e këtij proçesi të njëanshëm dhe përjashtues.