PD e Shkodrës: Valdrinin në politikë e promovoi Jozefina Topalli

0
160

Partia Demokratike Dega Shkodër ka reaguar në lidhje me figurën e kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit verior Valdrin Pjetri.

PD e kryeqendrës së veriut bën me dije se Vladrin Pjetrin në politikë e ka promovuar Jozefina Topalli, për shkak të miqësisë së saj me babain e Valdrinit, Luigjin, edhe pse ai ishte një trafikant droge.

Për PD-në e Shkodrës, sa herë që Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe kryetarin Basha.

Postimi i PD të Shkodrës:

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge! Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

#partiademokratikeShkoder #pd