PD Elbasan i çjerr maskën Bardhit/ Ja e vërteta e mbledhjes së firmave, 272 delegatë kanë firmosur

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i degës së PD në Elbasan Blendi Himçi i ka çjerrë maskën Gazment Bardhit, pas akuzave të kë këtij të fundit për presione në lidhje me firmat pët thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Në një konferencë për media nga selia blu, Bardhi u shpreh se Suel Çela në Elbasan, i cili është një person problematik, me disa rekorde kriminale dhe sibjekt i OFL, është angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD.

Por këto deklarata u hodhën pushtë nga sekretari i PD Elbasan, i cili në një reagim për MCN deklaroi se nuk ka pasur asnjë ndikim nga persona të tjera.

Himçi thekson se nga 409 delegatë që ka PD e Elbasanit, kanë qenë 272 persona që kanë plotësuar formularin dhe kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Himçi: Kurrësesi nuk ka pasur ndikim asnjë nga lkëta persona që ju përmendët. Kanë qenë gjithësej delegatë 272 nga 409 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Faktikisht unë do ta shprehja këtë një tymnajë që zoti Bardhi ka hedhur për procesin e mbledhjes së firmave, për plotësimin e formularit dhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Zjarr Tv Ad