PD fiton kundër Celibashit, do hyjë në fuqi lista me më shumë se 153 kandidatë. Rikthehen në garë emrat e hequr nga KQZ.

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, për listat shumëemërore që u depozituan një javë më parë në KQZ.

PD dorëzoi pas korigjimit të listave më shumë se 200 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153 emra në listat shumëemërore.

“Me shumicë votash, KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.

Tashmë do të kthehen në garë emrat që u skualifikuan nga ana e KQZ, ndërsa vendimi pritet të jepet i zbardhur nga ana e KAS.

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para se të merrej vendimi se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal.

“Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3.

Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore.

Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso.

Tashmë do të jenë plot 69 kandidatë që do të rikthehen në garën e Partisë Demokratike dhe koalicionit të tyre parazgjedhor.

 

Zjarr Tv Ad