PD: Gjirokastra i tha ‘jo’ instalimit të diktaturës, bojkotoi masivisht votimet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e Gjirokastrës tha se ky qark ka braktisur masivisht votimin duke i thënë ‘jo’ instalimit të diktaturës.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD u bëri thirrje komisionerëve të mos guxojnë të manipulojnë votat.

Ndërsa denoncoi se qytetarëve po i bëhet presion për të shkuar në votime.

PD: “Falënderoj banorët e Gjirokastrës për bojkotimin masiv që i kanë bërë këtyre votimeve farsë me një kandidat. Njerëzit presin zgjedhje dhe zgjidhje, jo votime. Gjirokastra si qark e ka bojkotuar votimin.

Prandaj u bëj thirrje komisionerëve të mos guxojnë të bëjnë asnjë manipulim dhe hedhje vote sepse janë të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar në të gjitha orët. Denoncoj të gjitha organizmat e shtetit, duke filluar nga policia, drejtorët, administrata që po u bëjnë presion të vazhdueshëm në telefon qytetarëve për të dalë për të votuar me zor. Ky është një turp dhe skandal që po bëhet me votimet në Gjirokastër. Gjirokastra po bojkoton, nuk është lodër që bën Edi Rama në video por është Gjirokastra që ka nuhatje të mrekullueshme për situatën që po kalon vendi, Gjirokastra po i thotë jo instalimit të diktaturës dhe përkrah lirinë e demokracinë.”

 

Zjarr Tv Ad