PD hap dyert për qytetarët/ Denoncimi i familjes Teferiçi, PS rikthen persekutimet kolektive politike

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familja Teferiçi nga Kavaja, ka denoncuar nga foltorja e Partisë Demokratike, persekutimin kolektiv dhe diskriminimim politik të dy bashkëshortëve arsimtarë. Nga selia blu, Bledar Teferiçi ka zbuluar me prova dhe fakte, se si janë ndëshkuar nga drejtuesi i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, vetëm e vetëm se janë simpatizantë dhe mbështetës të PD-së.

Bledar Teferiçi ka denoncuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë zëvendësuar me militantë të PS. Ai ka bërë edhe një kallëzim administrativ ndaj Bashkisë Kavajë.


Denoncimi i mësuesit Bledar Teferiçi:

Denoncimi i ish-drejtorit të shkollës në Kavajë, Bledar Teferiçi.

Unë jam Bledar Teferiçi. Në emër të familjes Teferiçi, timin dhe të bashkëshortes time, Alma, dua të denoncoj sot një rast persekutimi dhe diskriminimi politik.

Ky veprim ka pasur pasoja te renda ekonomike, profesionale, sociale, shëndetësore. Ka cenuar çdo të drejtë, që çdo qytetar i Republikës se Shqipërisë, duhet t’i ketë te garantuara me ligj.

Ne e drejtojmë këtë denoncim kundër Kryetarit të falimentuar, të bashkise së falimentuar të Kavajës, Redjan Krali dhe patronazhisteve të tij servilë, firmosin ne papërgjegjshmëri totale ligjore e profesionale, praktika transferimi e shkarkimi nga puna për te trysnuar kundërshtaret politikë.

-Nënkryetarit të Bashkise se falimentuar Kavajë, Guxim Kola.

-Drejtorit të Burimeve Njerëzore te Bashkise se falimentuar Kavajë, Denis Haveriku.

– Drejtoreshës së Arsimit Parashkollor ne bashkine e falimentuar Kavaje, Xhorxhina Germajsi.

– Drejtoreshën e Kopshtit nr.1 ‘Hap Pas Hapi’, ne Bashkine e falimentuar Kavaje, Enigreta Reseli.

Kalvari i persekutimit dhe diskriminimit politik të familjes tone fillon herët, qe ne maj te vitit 2018… e deri sot.

I- Unë largohem nga puna si drejtor i shkolles se Mesme Profesionale, me një shkrese antiligjore te ish-ministrit te kohës, Arben Ahmetaj, me motivacionin ‘mosplotësim i kritereve te punës’. Ju bëj me dije se: kam një karriere 18-vjeçare ne arsim (6 vjet si mësues, 12 vjet si drejtues, saktësisht ne shkollën 26 Marsi…).

Ju bej me dije se, dosja ime, përveç karrierës se gjate arsimore, pa asnjë vërejtje te asnjë lloji, përfshin: master Profesional për Administrim dhe Menaxhim Arsimi, si trajnime te shumta nga Ministritë përkatëse dhe projektet e BE-se, te gjitha ne funksion te detyrës qe mbaja.

 II – Si qytetar qe beson ne ligjshmërinë e institucioneve te shtetit, i drejtohem gjykatës, e cila shume shpejt me jep te drejtën e dëmshpërblimit dhe te rikthimit ne pune. Por, nuk është e thënë. Verbëria politike Ben qe te sorollatem për 3 vite neper dyert e ministrisë, ku ne papërgjegjshmëri totale ligjore e profesionale, nuk zbatojnë vendimet e gjykatave.

(Te nderuar bashkëqytetare, ju bej me dije se dëmshpërblimi prej 28 pagash nuk është gjë tjetër veçse rëndese ne xhepat tuaj, pasi ne te njëjtin vend pune për 3 vite me radhe jam paguar unë dhe një delirante politike e vene ne pozicionin e drejtoreshës nga zotërinjtë ne fjale…)

III-Kalvari i problemeve me MFE-ne merr fund vetëm fale emisionit ‘Stop’. Investimi dinjitoz dhe profesional, si dhe këmbëngulja e redaksisë se këtij emisioni bëjnë te mundur rikthimin tim ne pune. Falënderim pafund për emisionin ‘Stop’.

IV-Per periudhen Maj 2018-Gusht 2019 punësohem si këshilltar për arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore pranë kryetarit te Bashkise Kavajë (përfaqësues i forcës politike PDSH)…

V – Ne Gusht 2019, fill pas zgjedhjeve aq shume te diskutueshme vendore, fillon një sage e re, sa e çuditshme aq edhe kriminale, qe do të cenojë rende familjen tone.

Ne krye te Bashkise Kavajë vendoset kandidati i vetem i zgjedhjeve vendore te 2019, me vetëm 5.8% te votave, përfaqësuesi PSSH, Redjan Krali.

Nëpërmjet nje praktike antihumane e antiligjore unë largohem nga puna si Këshilltar i kryetarit te Bashkise Kavajë. (Unë vazhdoj betejën ligjore, çështja është ne gjyq)

– Kryetari Redjan Krali dhe sufleria e tij, nuk mjaftohen me heqjen time nga puna, por vazhdojnë trysninë dhe kërcënimet për 3 vite me radhe (për heqje nga puna apo për transferim ne çerdhe ose ne fshat…) ndaj bashkëshortes time. Edukatore e vlerësuar dhe e respektuar, me eksperience 16-vjeçare ne te njëjtin vend pune, kopshti ‘Hap Pas Hapi’, Kavajë, me kategorinë e dyte te kualifikimit pa asnjë mase disiplinore, qe disponon te gjithë dokumentacionin dhe karrierën e duhur për pozicionin e punës qe mban me dinjitet prej kaq shume vitesh…

– Ne mars 2022, emërohet drejtoreshe e arsimit parashkollor Xhorxhina Germajsi, nje rishtare dhe militante kokulur, e cila një muaj më vonë vuri ne zbatim planin e shkarkimit te bashkëshortes time nga puna.

Për ketë japim shpjegimet e mëposhtme :

  1. Me date 11.04.2022 na vjen urdhër transferimi ku bashkëshortja ime, pa asnjë njoftim paraprak, transferohet nga edukatore e kopeshtit ‘Hap Pas Hapi’ ne kujdestare te çerdhes se qytetit. Arsyet e kësaj lëvizje, zbritje ne page e detyre, i dine vetëm kryetari i bashkise dhe drejtoresha e arsimit parashkollor.
  2. Ne ndjekim rrugën ligjore: Dërgojmë shkrese me date 11.04.2022 ‘Refuzim i Urdhrit per Transferim’ nr.138.
  3. Si përgjigje marrim shkresën numer 1307/1 me datë 13.04.2022, dhënie mase ‘Vërejtje me shkrim’ per mosshkuarje ne pozicionin e ri te punës, te cilin ne ligjërisht e kishim refuzuar tanimë. Habi te tilla juridike mund t’i hartoje vetëm pseudojuristi, drejtor i burimeve njerëzore, Denis Haveriku dhe rishtarja e paeksperience Xhorxhina Germajsi.
  4. Ne respekt te ligjit vazhdojmë me shkresa ligjore, po ne te njëjtën date 13.04.2022, dërgojmë shkrese nr.1263/1: Ankim kundër urdhrit per transferim.

(Duhet te theksojmë se për asnjë nga shkresat tona nuk kemi përgjigje apo reagim nga ana e bashkise).

Në periudhën disa ditore te këtyre veprimeve antiligjore, bashkëshortja ime shkon rregullisht ne pune, por kryetari i bashkise dërgon police bashkiake te pengojnë hyrjen e saj ne vendin e punës. Per ketë disponojmë video dhe foto.

– Per këto arsye dhe te tjera inkurajojmë organet ligjzbatuese te verifikojnë dosjen e transferimit, emërimit dhe te gjithë dokumentacionin tjetër mbi te cilin është bazuar kryetari i Bashkise. Gjithashtu inkurajojmë edhe hetimin e ligjshmërisë apo jo te veprimeve te policisë bashkiake.

– Çudia vazhdon: Kujdestarja e çerdhes, tanimë e emëruar edukatore, qëndron ne vendin e punës vetëm 4 ore, pasi drejtoresha e kopshtit Enigreta Reseli, ka marre një urdhër tjetër ‘Për shfuqizimin e urdhër transferimit nr.138’ me nr.1263/2 dhe rikthen bashkëshorten time ne detyrën e mëparshme.

– Menduam se saga e problemeve tona mbaroi.

 Kryetari i bashkisë dhe shpura e tij vënë në punë një tjetër skemë djallëzore: Drejtoresha e arsimit parashkollor ka bere ‘gjetje shkencore’: Me shkrese nr.1454, date 22.04.2022 emërtuar ‘Kërkese per transferim’, i kërkon kryetarit te Bashkise qe, ne emër te përmirësimit te kopshteve te fshatrave: ‘Disa edukatore me eksperience nga qyteti te transferohen ne kopshtet e fshatrave dhe disa edukatore te reja te fshatrave te transferohen e te marrin eksperience ne kopshtet e qytetit.’

– Kaq iu desh kryetarit te bashkise dhe me shpejtësi, me date 26.04.2022 nënshkruan ‘Urdhër për transferim’ nr.138/2, ku bashkëshortja ime transferohet nga edukatore e ‘Hap Pas Hapi’ ne edukatore ne fshatin Karpen.

Stisja e këtij transferimi ka te beje me mungesën e numrit te fëmijëve ne këtë kopsht, gjë e cila do te sillte prezumimin e vendit te punës dhe bashkëshortja ime do te mbetej ne rruge te madhe.

-Hakmarrja konkretizohet ne hapin përfundimtar: Me urdher nr.1263/4 ‘Për lirim nga detyra’ me nr.138/3 date 07.06.2022 bashkëshortja ime, nene e 2 fëmijëve lirohet nga detyra dhe hidhet ne rruge te madhe.

Të nderuar bashkëqytetarë, sidomos ju kolegë edukatorë, mësues, pedagogë, ju inkurajoj të denonconi çdo padrejtësi, nga individë apo dikastere kriminale që rrezikojnë çdo ditë ekzistencën tonë në Republikën e Shqipërisë.

Ju ftoj në përballje direkte me të keqen dhe rrezikun e sotëm, pasi kjo përballje do jetë mburojë dhe garanci për të ardhmen e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad