PD hap selinë dhe foltoren për shqiptarët, i riu: Ja shqetësimet për të cilat protestoj më 7 korrik bashkë me familjen time

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18-vjeçar ka qenë sot në foltoren e PD duke treguar arsye se përse do marrë pjesë në protestë.

“Unë jam Mario Ceca, 18 vjeç nga Kashari.
Do të jem në protestën e 7 korrikut, për disa arsye që mund të duken gjëra të vogla, por mua më shqetësojnë:
Palestra e shkollës ‘Sadik Stavileci’, ku unë studioj, përmbytet sa herë bie shi.
Punonjësit e bashkisë kanë ardhur disa here, dhe në vend që t’i vendosin ulluqet, që do ta zgjidhnin problemin, e lyejnë.

Për bashkinë, e rëndësishme është që të duket mirë, jo të zgjidhet situata.
Unë sapo mbarova Maturën, me rezultate të shkëlqyera, dhe dua të shkoj për studime në Holandë ose Angli.
Jo se nuk dua të rri në vendin tim, por a mund të bëhem unë një inxhinier softueri i mire, kur shkolla nuk ka kompjutera?
Xhaxhait tim, për të ndërtuar shtëpinë në fshat, i duhen 10 milion lekë për të marrë lejen.
Këto mund të duken gjëra të vogla, por për mua janë të rrezikshme.
Bashkoju edhe ti protestës, sepse rreziqet tona janë edhe të Shqipërisë!”, tha 18-vjeçari

Zjarr Tv Ad