PD i përgjigjet Berishës: Fyerjet ndaj Ina Zhupës janë dëshmi e mungesës së tij të komunikimit! Shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga politika e vjetër

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës për deputeten Ina Zhupa, pasi ish-kryeministri e quajti Zhupën “zëdhënëse e Çoles”.

Në reagimin e PD thuhet se fyerjet ndaj deputetes janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Sipas PD, shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.

“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen”, shkruhet në reagimin e PD.

Zjarr Tv Ad