PD i përgjigjet policisë: Protesta e drejtë kushtetuese, s’na pengoni dot

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia nuk ka pranuar që protesta e së shtunës të zhvillohet në të gjitha pikat e parashikuara nga opozita. Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të policisë së kryeqytetit, e cila ka refuzuar grumbullimin në rrugën “Ismail Qemali”. Në reagimin e saj selia blu thekson se për zhvillimin e tubimit janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se protesta është një e drejtë kushtetuese që nuk mund kufizohet. Ndër të tjera në deklaratën e demokratëve thuhet se ligji parashikon njoftimin e policisë dhe jo kerkesen për leje. Gjithashtu PD-ja ka rikonfirmuar zhvillimin e tubimit ne zonen e njoftuar dhe i beri thirrje policise se shtetit te marre masa per te garantuar protesten ne sheshin perpara kryeministrise, tek lulishtja, piramida, dhe rruga “Ismail Qemali”.

 

Zjarr Tv Ad