PD i përgjigjet Ramës për mbledhjen e “letrave”: Hajduti serial i votave nuk i heq dot duart nga fletët e votimit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Partisë Demokratike ditën e sotme vendoën që të mos votonin për Lindita Nikollën si kryetare e Kuvendit, por të grisnin fletët e votimit e t’i hidhnin në tokë. Menjëherë pas kësaj, kryeministri Edi Rama u ngrit dhe i mblodhi, duke i future në një qese.

Pas përfundimit të seancës plenare, Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se “hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”.

Por deklaratës së Ramës PD i është përgjigjur me anë të deputetes Oriola Pampuri, e cila poston foton e Ramës duke mbledhur fletët e votimit, teksa shprehet se ai është një “hajdut serial votash që nuk i heq dot duart nga fletët e votimit”. Sipas saj, Rama e mbushi Shqipërinë me plehra në mes të verës, por tani luan filma në Kuvendin e zaptuar me kriminelë.

“Hajduti serial i votave qe si heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi Shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele”, shkruan Pampuri.

 

Zjarr Tv Ad