PD i përgjigjet Ramës: Të harxhosh 3 miliardë euro dhe të mos ndërtosh asnjë rrugë është kriminale

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka marrë borxh 3 miliardë euro, por nuk ndërtoi asnjë rrugë.

Sipas Shehaj, e vetmja gjë që ka bërë Rama është mbyllja e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së. Ai tha gjithashtu se janë humbur miliarda euro, por vendi ka akoma nevoja jetike për infrastrukturë.

Ky reagim vjen pasi ditën e sotme, kryeministri Rama sulmoi opozitën me punimet që po kryen në Unazën e Madhe duke thënë se kjo ishte një nga punët që PD-ja e inagutoi, por në të vërtetë vetëm thelloi borxhin ndaj kompanive.

“Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe, me të cilën u mburr sot.

3 miliardë euro janë shpërdoruar, keq menaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastrukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan Shehaj.

Zjarr Tv Ad