Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku u shpreh se qyteti u fitua në 6 Mars, vetëm në sajë të votës së lirë brenda strukturave. Spahia tha se në 6 Mars, shkodranëve iu kthye shpresa.
“PD ishte kthyer në një parti ku një njeri vendoste për gjithkënd. Tani është vota që do të vendosë, ne jemi demokratët që i bësojmë votë. Unë vetë jam produkt i votës reale brenda nesh, ka rritur konkurencën, janë demokratët që vendosin se kush do ti përfaqësojë në pushtetin qendror dhe në pushtetin lokal.
Të dashur demokratë, jam i bindur se mbështetja te vota, do të sjellë PD-në në pushtet. Në 6 Mars në Shkodër ne u dhamë shpresë demokratëve se do të ringriheshim, ne fituam pasi ishim në anën e drejtë, me një ekip të sprovuar në fushata, me energjinë dhe punën e palodhur për të fituar edhe votën e fundit
Ne kemi përgjegjësinë historike për të fituar si Shkodrën të gjitha qytetet e tjera, besimin ta injektojmë te çdo votues. Kemi detyrën historike ta bëjmë PD-në shtëpinë e shpresës”, u shpreh Spahia gjatë fjalës së tij.