PD-ja, Alibeaj: Fatmir Xhafaj dhe Olsi Rama ndryshuan ligjin për të kontrolluar lojrat e fatit

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka vijuar dhe ditën e sotme të publikoje fakte  të tjera sesi kompania e basteve e të vëllait të Agron Xhafajt ka shënuar rritje galopante fitimesh me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt duke e dhjetëfishuar fitimin për 4 vjet!

Deputeti I PD Ekelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka theksuar  e gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, në vend që të mbylleshin, pikat e basteve u shumëfishuan.  Sipas Alibeajt,  Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin për 8 muaj për mbylljen e lojërave të fatit në qytete, dhe pastaj bashkë me Olsi Ramën e ndryshuan ligjin duke dëshmuar në praktikë se si funksionon në praktikë lidhja midis pushtetit dhe krimit të organizuar, ai që kontrollon industrinë e lojërave të fatit.

“Gjatë qeverisjes së Ramës numri i pikave të basteve u përqendruar vetëm në tre kompani. Shqiptarët duhet ta dijë se një nga këto kompani zotërohet nga Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh. Kompania e Agron Xhafajt rriti fitimin në kohën e Ramës. Të ardhurat e kompanisë u 10-fishuan në 4 vite. Kjo e bën Ramës që të refuzojë vettingun e politikanëve. Ai nuk e do edhe për vete vettingun që po i bëhet sot sistemit të drejtësisë. Kryeministri i shqiptarëve është peng i krimit të organizuar”, u shpreh deputeti Alibeaj./k.f/

DEKLARATA E PLOTE
Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërv të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeëverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.

Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojrave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit.

Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisë së Edi Ramës numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar .

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet jane Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Minitrit të Brendshëm.

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.

Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.

Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar.

Zjarr Tv Ad