PD-ja e Mallakastrës sot në zgjedhje, Grupi i Berishës njoftim për dy kandidatët për kryetar

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës, përmes një njoftimi bën me dije se sot në Degën e PD në Mallakastër do të votohet për zgjedhjen e kryetarit. Në këtë garë janë dy kandidatët të cilët votohen në bazë të parimit një anëtar një votë.

Procesi është hapur në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 17.00 të pasdites. Megjithatë, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se nëse në qendër do të ketë ende votues, atëherë orari do të zgjatet. Për PD Mallakastër garojnë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.

“Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë: Astrit Adem Xhafaj dhe Resmi Bilbil Shanaj”, thuhet ne njoftim

Zjarr Tv Ad