“PD ka marrë para nga Rusia”, Rama deputetëve demokratë: Sot e shani, dje betoheshit për “virgjërinë” e Lulit, non-grata doli me çarçafin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e sotme plenare ka vijuar me debate në lidhje me lobimin rus në Partinë Demokratike. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se Partia Demokratike është financuar nga Rusia, ndonëse në dijeni të këtij lobimi kanë qenë vetëm disa persona të cilët tani janë të përçarë.

Rama i tërhoqi “veshin” opozitës dhe i këshilloi që sa i përket kësaj çështje mos bëjnë deklarata të cilat më vonë mund ti ndryshojnë sërish

Sipas kryeministrit ata që sot sulmojnë Bashën, dikur betoheshin për “virgjërinë”e tij dhe kundërshtonin të vërtetën, duke i quajtur mashtrime të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

“Do të bënte sens gjithë kjo bijë logjike nëse nuk do ishtit, po ju që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do të kishit bërë betime dhe përbetime për virgjerinë e Lulit dhe nëse nuk do të kishte qenë non-grata juaj që nuk do kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjëreshës që mbanit në krye.

Nëse nuk ishit ju që akuzuat Sorrosin për fakte që sot me demek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat e një errësirë ku i paskam kyuar uinë për llogari të atij që e hodhët përtokë në momentin që nuk ju duhej më.

PD është financuar me para ruse kjo dihet, është botërisht e njohur. I dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju, se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëhere që skanë hyrë para në PD. Garancia absolute vinte andej nga vinte garancia për gjithë ato vite rresht, ‘Mos ma prekni Lulin’, kush e thoshtë unë? Apo e thoshte ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Axhi Qamilit dhe është nisur për luftëm e Amerikën.

Unë do thoja vetëm kaq, që jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish dhe tani ai grusht është ndarë nga dy gishta nga njëra anë dhe nga dy gishta nga ana tjetër dhe me gishti ne 5 që kërkon të gjejë nga do futet, por ka më shumë se aq.

Unë do ju sugjeroja mos nxitoni me deklarata të cialt mund tju bien prap ndesh dhe të ktheheni të merrni një pozicion tjetër. Për sa kohë keni akoma nejrëz që vijnë nga mbrapa orrazi dhe janë gati ti shpallin luftë botës dhe me idenë që ky është një vend sovran , por sidoqoftë unë këtë kam për borxh tja u them mos u ngusni”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad