Ish-koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet PD. Në një intervistë për Top News, Patozi i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Bashës dhe Berishës, për të cilët tha se po tërheqin nga dy anët PD, dhe po “e shqyejnë”.
Sipas Patozit, e ardhmja e PD nuk mund të jetë as Basha dhe as Berisha.
“Unë përpiqem të jem realist, të mos jem emocional, të mos ndikohem nga prirjet e mia. Nuk e kam personale këtë qasje. E përjashtoj faktorin e individit Basha apo Berisha. Personat janë të ndryshueshëm e pranoj që mund të gjejmë edhe zgjidhje brenda tyre.
Por, si Basha edhe Berisha janë dy politikanë që kanë shkuar shumë larg, qoftë në raport me njëri-tjetrin, qoftë në raport me PD, apo edhe me shqiptarët. I kanë djegur të gjitha shanset e tyre. Ndaj nuk besoj se kanë më kohë politike për të kryer. Por janë në të drejtën e tyre për sa kohë kanë ndjekës.
Unë, nuk e shikoj prespektivën e PD nën udhëheqjen e njërit prej dy ndërluftuesve. PD duhet ta mbarojë këtë luftë dhe pastaj të mendojë për rithemelimin e saj. Jo rithemelim jo si ky i Berishës. Por një riformatim real”-tha Patozi.