PD kallëzon në prokurori Erion Veliajn: Ka abuzuar me tenderat, mund ta faktojmë

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një tjetër abuzim prej miliona eurosh dhe ku protagoniste është sërish e njëjta firmë e përfolur kohët e fundit më së shumti, Fusha shpk. Lajmin e ka bërë të ditur deputetit Klesvis Balliu I cili në një dalje për mediat I cili pretendon se mund dhe ti provojë me fakte.

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa. Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standarteve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.” u shpreh Balliu

Ai tha se në prokurori ka paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat, situatë për të cilën akuzoi kryebashkiakun se ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

“Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”, gjysmën e të cilave pa garë. Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Dhe sa para duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës që Veliaj të lajë borxhin me Fushajt në kurriz të drejtësisë për Arditin dhe duke vjedhur shqiptarët?!”

Në vijim Balliu apeloi kryeprokuroren Arta Marku të mos pengojë hetimet për kryebashkiakun.

“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës!”

Zjarr Tv Ad