PD kërkoi mbledhje të Këshillit Politik, vjen reagimi i menjëhershëm i PS

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës për formulën e re të KQZ duke thënë se propozimi nuk mund të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.

Gjiknuri ka thënë se ky është një propozim jashtë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Sipas tij propozimi për formulën e KQZ duhet i ri dhe të respektojë faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e KQZ.

Sa i përket kërkesës për mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00 Gjiknuri i ka kërkuar opozitës që të qartësojë pikat e tjera alternative që mund të zgjidhen dhe mos humbin kohë me debate të kota.

Deri tani Gjiknuri nuk konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik sot me ftesë të opozitës.

NJOFTIMI

Te nderuar kolege

Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS  eshte si me poshte:

Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.

Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe.

Damian Gjiknuri

Bashkekryetar i Reformes Zgjedhore

Zjarr Tv Ad