PD kërkon shkarkimin e Olta Xhaçkës, 14 deputetët kërkesë Kryetares së Kuvendit të mbledhë sot Këshillin e Rregullores dhe t’i hiqet mandati ministers

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë një tjetër kërkesë Kryetares së Kuvendit për shqyrtim të mandatit të Olta Xhaçkës. Ata kanë kërkuar të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit. “5 anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e sotme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka. Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit”, thuhet në kërkesë. 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Pse akuzohet ministrja Olta Xhaçka?

Ndërkohë, kujtojmë se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistik në Dhërmi, pasi është shpallur edhe “investitor strategjik” nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.Tç” SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një “emigrant ëndërrimtar”. Pak ditë më parë ajo reagoi ndaj akuzave të PD duke thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj.“Përgjigja e shkurtër është që jo, nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, edhe kolegu që i ka hipur kësaj furtune në gotë si ta kishte kalë beteje. Ose nëse nuk e dinë, do të bënin mirë të merrnin një jurist t’ua shpjegonte sepse është turp të jesh në këtë parlament, të pretendosh që përfaqëson interesat e një pjese të elektoratit e të bësh oponencën e qeverisë, e të mos kuptosh as ligjet për të cilat flet”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad