PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka, thotë se puna e Komisionit është penguar nga institucionet që duhet të japin informacion.

Mësohet se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.

PD kërkon shtyrje të afatit të komisionit dhe të mbajnë përgjegjësi ata që nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit; Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk ka sjellë informacion për Tahirin.

Kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor është bërë nga PD që në nisje të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm.

Zjarr Tv Ad