PD letër KQZ:Të ndërpritet votimi i paligjshëm në Bashkinë Dibër

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike me anë të një kërkese zyrtare që i ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisariatit të Policisë në Dibër kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.

PD thotë se votimet në këtë bashki janë të paligjshme, ndërsa shton se Gjithashtu, në kërkesën e PD kërkohet lirimi i ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV dhe kthim i tyre në funksion normal publik, pasi nuk ka bazë ligjore për të mbajtur këto ambiente të zëna.

Partia Demokratike bën me dije se në Dibër dhe në të gjithë bashkitë e vendit do të ketë protesta, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit.

PD shprehet se nga data 27 qershor deri më datë 2 korrik do të zhvillojë tubime të ligjshme në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, për të mos lejuar votime që janë antikushtetuese.

 

Zjarr Tv Ad