“PD ligjore me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale”, 6 deputetë reagojnë pas deklaratës së Alibeajt, Gjekmarkaj: S’kemi marrë vendim grupi

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj se PD do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, vjen reagimi nga njjë grup deputetësh demokratë.

Alibeaj tha në një intervistë për “News24”se PD (ligjore) do të këtë kandidatët e saj në zgjedhjet lokale.

Pas deklaratës sëAlibeajt erdhi dhe reagimi nga deputetët: Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Samir Korreshi, Xhelal Mziu si dhe Kreshnik Collaku.

Gjekmarkaj u shpreh se nuk ka dijeni nëse është mbledhur grupi parlamentar, duke shtuar se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për gare reale për zgjedhjet lokale të 2023-shit.

“Nuk e kam pare intervistën!Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tager ne kushtet ku jemi.”, tha Gjekmarkaj për “News24”.

“Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar. Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë”, tha Salianji.

Ndërkohë edhe deputetja Dhurata Çupi pohoi se PD duhet të përfaqësohet në zgjedhje vendore me një kandidat.

“Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.”, tha ajo. Më radikal është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Çupi.

“Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë”, u shpreh Korreshi.

Deputeti Xhelal Mziu tha se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës.

“Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, theksoi Mziu.

Ndërsa për demokratin Kreshnik Çollaku me rëndësi është bashkimi i Partisë Demokratike.

“Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Nje PD e ndare apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi qe te këtë vetem nje kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës percaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD eshte forca me e madhe dhe percaktuese e opozites dhe do te mbaje peshen me te madhe te kandidaturave.

Nese PD eshte e bashkuar Opozita eshte e bashkuar. E kunderta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.”, theksoi Çollaku.

Zjarr Tv Ad