PD: Mandati i Ramës i pavlefshëm, ja si e ka shkelur ligjin kryeministri

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar se “hapja e ekspozitave dhe shitja e veprave të artit gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër e bën të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës”.

Në një dalje për mediat, Vokshi është shprehur se “kryetari i qeverisë duke shitur krijimtarinë e tij artistike, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit”.

“Edi Rama e ka braktisur detyrën, për të hapur në Berlin një ekspozite të re për shitjen e krijimeve të tij, në shkelje të hapur të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, e cila detyron heqjen e mandatit për deputetin Edi Rama. Shpjegimi për këtë është fare i thjeshtë. Deri në vitin 2014, Edi Rama ka deklaruar zero lekë nga krijimtaria artistike. Pasi bëhet Kryeministër, Edi Rama, nis të hapë ekspozita në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Për 3 vjet rresht, në 2015-2016-2017, ka deklaruar 79 milionë lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si kryeministēr dhe si deputet”, ka thënë Vokshi.

Deputetja e PD-së vijon më tej:

“Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, pērcakton në nenin 27 të tij se, “Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar””

Zjarr Tv Ad