PD marrëveshje për koalicion opozitar, ja partitë që bëjnë pjesë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike firmosi sot një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj. Firmosja e marrëveshjeve do të jetë e veçantë për secilën nga partitë aleate të PD-së.

Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) eVangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje koalicioni është zhvillimi i zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

I pari që vuri firmën mbi dokumentin e marrëveshjes ishte Fatmir Mediu i PR-së, i cili tha se koalicioni kishte për qëllim mos lejimin e zgjedhjeve të manipuluara.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

  1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
  2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
  3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
  4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
  5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

  1. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
  2. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
  3. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
  4. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare
Zjarr Tv Ad