PD: Me urdhër të Ramës po bëhet presion për arrestimin e Bashës

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Partia Demokratike akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, se me urdhër te Edi Ramës po ushtron presion ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.” -thuhet në deklaratën e PD-së për mediat.

Ndërsa e konsideron kriminal presionin që sipas PD po ushtrohet nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, selia blu thotë se gjithçka bëhet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD

“Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.” thuhet në deklaratën e PD-së.

Deklarata e Plotë:

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.

Zjarr Tv Ad