PD mesazh grave, Floriana Garo: Ju jeni shpresa e Shqipërisë, më 25 prill ne do të jemi luaneshat që shtyjnë ndryshimin, votoni Lulzim Bashën

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike deklaroi sot në emër të selisë blu se më 25 prill do të jenë gratë ato që do të sjellin ndryshimin. Në një deklaratë nga PD, Garo tha se gjendja në Shqipëri është e rëndë, por gratë dhe forca e tyre si luanesha do të ngjallë shpresën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Dua t’ju jap nje mesazh nga zemra, ju gra shqiptare! Ne jemi grate e ketij vendi dhe nuk arrijme te shohim sesi kjo qeveri shkaterron jetet tona vit pas viti per 8 vite rresht. Dhe ne rrime duarkryq. Ne shohim pagat minimale kaq te uleta, taksat e larta, dhe qindra mijera te papune. Shohim familjet tona qe nuk arrijne ta jetojne jeten me dinjitet.

Shohim femijet tane qe ikin nga Shqiperia per nje te ardhme me te mire ne vende te huaja. Shohim erresiren qe po mbulon token tone te dashur, te ardhmen tone.

Ne nuk mundemi te rrime larg ketij realiteti dhe te shohim Shqiperine pa rrugedalje dhe pa te ardhme. Ne nuk duhet te rrime larg. Ne do te jemi forca e gruas, luaneshat qe shtyjne dhe udheheqin ndryshimin per te cilin Shqiperia kaq kaq shume nevoje.

Eshte momenti yne te bashkohemi e te kthehemi ne nje force te madhe e motivuese dhe te kthejme shpresen tek familjet tona, femijet tane, tek njerezit tane te dashur. Tek Shqiperia jone e shtrenjte. Me 25 Prill, grate Shqiptare do te sjellin ndryshimin duke votuar per Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen per te sjelle shpresen ne jetet tona.
Shqiperia fiton!

Zjarr Tv Ad