PD miratoi 4 pika/ Fatbardh Kadilli thirrje demokratëve: Duhet të ndryshojmë vetë, pastaj të mundim Ramën…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e PD-së pas më shumë se dy orë e gjysmë diskutime dhe debate, mbrëmjen e djeshme, vendosi që të mos pranonte propozimet e ish-kandidatit për postin e kryetarit të së djathtës shqiptare Fatbardh Kadilli, për ndryshimet në statut që pritet që të miratohet ditën e shtunë nga Kuvendi Kombëtar i kësaj Partie.

Kryesia e PD-së miratoi 4 vendime; faza e parë e analizës së humbjes në 25 prill, propozimi i Lulzim Bashës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar, ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 dhe listën që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Pasi doli nga mbledhja Kadilli tha se propozimet e tij u cilësuan të parakohshme, por ai kërkoi një reflektim të thellë nga demokratët. “Për të parë nga ato që janë mundësitë dhe kapacitetet e kësaj partie për ta bërë të pastër, të hapur, konkuruese dhe fituese. Ndryshimet e propozuara nga unë, përgjithësisht u gjykuan të parakohshme, por me shumë nga anëtarët dhe kryetari, që ndajmë koncepte të ndryshme për ndarjen e rolit të udhëheqësit të partisë.

Uroj që kuvendi kombëtar, të jemi të gjithë bashkë për të hapur një proces të gjerë dhe të thellë që të ndryshojmë veten tonë në radhë të parë për të mundur Edi Ramën” tha ai. Me ndryshimet e fundit, Lulzim Basha “çimenton” postin e kryetarit në PD. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme, u bë edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve duke shkaktuar debate të forta.

Zjarr Tv Ad