PD: Ndryshim sistemit zgjedhor/ Bylykbashi thotë se opozita do të refuzojë sistemin me prim

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reforma zgjedhore sapo ka nisur, por Partia Demokratike është e qartë në synimet e saj; ajo kërkon që kjo reformë të ndryshojë sistemin zgjedhor. Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë pjesë e negociatave për sistemin e vendosur në 2008, sqaron se vendi ka nevojë për një zgjidhje të re. Sipas Bylykbashit në kushtet kur nje mazhorancë kontrollon nga presidenti tek sistemi i drejtesisë; duhet një sistem i ri zgjedhor që i shërben demokracisë në vend.

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR, PD

“Në këtë kapje totale të shtetit na duhet patjetër një system zgjehdor I cili prodhon nevojën që një kryeministër të bëjë marrëveshje dhe aleanca për mënyrën si qeveris dhe nuk është cfarë zgjodhet ai në mëngjes vendos të bëjë për javën që vjen.”

Partia Demokratike është e hapur për të diskutuar sistemin mazhoritar, sistemin që vendi ka pasur para vitit 2008 mazhoritar plus proporocional apo edhe proporcionalin kombëtar. I vetmi  sistem zgjedhor që është i papranueshëm për demokratët është sistemi me prim.

“Nuk është pushtet që vjen nga vota por është pushtet që vjen nga ligji. Në shqipëri ka shumë pushtet që vjen nga ligji dhe nuk vjen nga vota e njerëzve dhe kjo duhet ndalur me patjetër. Qëllimi është marrja e pushtetit nga Rama pa votë për ta pasur sa më gjatë.”

Nëse socialistët synojnë të shkojnë tek ky sistem, paralajmërimi i PD është i qartë. Ne këtë do ta bllokojmë. Nëse dikujt i shkon në mend të përdorë reformën territoriale për të bërë këtë lloj pazari ne gjithashtu do ta bllokojmë.”

Përtej debatit  për sistemin, PD ka një tjetër prioritet në reformën zgjedhore, votën e emigrantëve, pasi sipas nënkryetarit të PD Oerd Bylykbashi ka ardhur koha që shqiptarët të votojnë aty ku jetojnë.

Zjarr Tv Ad