“PD në borderotë e Kremlinit?”, Balla: Kam dokumentet që paratë vijnë nga Rusia…

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë një lidhjeje Skype me Taulant Ballën,  ky i fundit thotë se “nuk ka ndodhur një rast i ngjashëm që një parti të thërrasë një miting në ditën e zhvillimit të samitit të BE”.

Duke ndjekur këtë linjë, Fevziu i drejton pyetjen pse reagimet nga PS synojnë krijimin e një lidhjeje midis PD dhe Rusisë. Balla thotë se PD ka përfunduar në borderotë e Kremlinit dhe ai posedon dokumenta që e dëshmojnë këtë akuzë.

Blendi Fevziu: Të gjitha reagimet e Partisë Socialiste, përfshirë ato që unë lexova dhe disa të tjerë, synojnë të krijojnë një lidhje midis Partisë Demokratike dhe Rusisë. Pse kjo? Është propagandë  e mirëfilltë politike. Pse me këtë lloj propagande?

Taulant Balla: Zoti Fevziu, nëse ju do të dëshironi unë jam i gatshëm të vij në studion tuaj dhe t’i marr me radhë të gjitha elementet që lidhin Partinë Demokratike me financimet  ruse. Kam qenë në studion tuaj plot  4 vite më parë apo 5 vite më parë ku jam munduar t’ju shpjegoj se si Partia Demokratike ka përfunduar në borderotë e Kremlinit.

Blendi Fevziu: Kjo është akuzë shumë e rëndë. Partia  Demokratike ka përfunduar në borderotë e Kremlinit? Taulant Balla: Po, sepse edhe ju e dini, besoj që është një fakt publik nga një dokument i inteligjencës amerikane, CIA-s ku konfirmohet që një shumë prej 600 mijë Dollarësh…

Blendi Fevziu: 500 mijë.
Taulant Balla: 600 mijë është pagesa tërësore tek Stonington, kompania e Nick Muzin-it dhe që e financuar tërësisht nga kompani të cilat kanë  pasur kontrata me qeverinë e Kremlinit dhe që gjithë pagesa vjen nga Rusia. Ky është një prej rasteve.

Blendi Fevziu: Deri tani nuk është vërtetuar që pagesa vjen nga Rusia. Është vërtetuar që kjo pagesë është bërë përmes një kompanie që kishte lidhje ruse, por jo që është bërë nga Rusia.
Taulant Balla: Jo, mos merrni  përsipër të interpretoni…
Blendi Fevziu: Unë nuk di që të ketë një dokument që këto para janë dhënë nga Rusia.

Taulant Balla: Po, jam i gatshëm të vij dhe të nxjerr të gjitha dokumentet që nxjerrin që ato para kanë ardhur nga Rusia.
Blendi Fevziu: Keni ju dokumente që këto para kanë ardhur nga Rusia?

Taulant Balla: Po. Janë para publike ruse. Janë të ardhura nga Rusia, është përdorur një kanal përmes një kompanie guackë.

Zjarr Tv Ad