PD: Në komisariat e Fushë-Krujës ka 10 kamera, s’tregohet çfarë filmuan në 21 korrik

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në policinë e Fushë Krujës janë 8-10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregon çfarë përmbajnë pamjet e 21 korrikut, kur Balla, Bushi dhe Rraja morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të Emiljano Nuhut’.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Noka u shpreh se prej 10 ditësh me urdhër të Edi Ramës, policia hesht.

Deklarata e plotë: 

Edi Rama ka folur për gjithçka këto 10 ditët e fundit, por ai dhe qeveria e tij nuk kanë guxuar të japin asnjë shpjegim se çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës më 21 Korrik.

Policia, nën urdhrat e Edi Ramës hesht prej 10 ditësh për një pyetje fare të thjeshtë: A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut?

Taulant Balla ka nxjerrë disa versione këto 10 ditë për të mohuar dëshminë e oficerit të policisë, që tregoi se Balla, bashkë me Rrajën dhe Bushin, ishin të pranishëm, kur atij iu vu pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit socialist.

Edi Rama, si regjisor i skenarit për të shpëtuar kriminelët me të cilët mban pushtetin, i mashtroi edhe mbrëmë shqiptarët. Me deklaratën e mbrëmshme se ishte Balla ai që denoncoi ngjarjen përpara se Shijak TV të bënte publike dëshminë e nënkomisar Emiljano Nuhut, provoi se krimi e ka vënë përfund kryeministrin e vendit.

Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një “idiotizëm”, se ditën tjetër tha se kishte qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim.

Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me fallsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme.

Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës?

Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik.

Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar.

Zjarr Tv Ad