PD në Shijak letër KZAZ: Ndalni procesin zgjedhor, zbatoni dekretin e Metës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, dega Shijak i ka dërguar një letër zyrtare KZAZ dhe kryetarit të kësaj bashkie për të ndaluar procesin zgjedhor.

PD i ka bërë thirrje të zbatojnë dekretin e Presidentit, Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“I nderuar kryetar dhe anëtarë të KZAZ Shijak, i nderuar kryetar i bashkisë Shijak, unë Rezeart Tusha në cilësinë e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Shijak dhe në emër të demokratëve të qytetit të Shijakut kërkoj nga ana juaj anulimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,”-shkruhet në letër.

Ndërsa shtohet: “Të gjitha organet e ngarkuara për organizmin e zgjedhjeve të qeverisjes vendore, kanë detyrim kushtetues të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për sa i përket datës së zhvillimit të zgjedhjeve.”

Zjarr Tv Ad