Edith Harxhi, një prej anëtarëve të PD të pezulluar nga funksionet në parti pas protestës së 8 janarit, reagon dhe thotë se askush nuk mund ta kthej nga rruga e saj nga e drejta dhe e vërteta. Referuar shkrimit të saj, Harxhi shkruan se e ka nisur angazhimin në PD qëkur ishte 18 vjeçe.
“E kam nisur në moshën 18 vjeç punën time me Partinë Demokratike dhe si anëtare e lëvizjes studentore nuk zmbrapsem nga asgjë. S’ka LB në botë që më zmbraps nga e drejta dhe e vërteta për të cilën kam kaq vite që mundohem të ndërgjegjësoj demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Demokraci dhe votë e lirë”, shkruan ndër të tjera demokratja.
Shkrimi i plotë i Edith Harxhit:
Të nderuar miq, pas masakrës me gaz dhe sende të forta të protestës së datës 8 janar 2022, ku mbeten të plagosur 12 demokratë dhe mijëra të tjerë me probleme të rënda respiratore, më vjen për të qeshur kur shoh videot dhe publikimet e zyrës së shtypit të kunatit që është makineri propagande.
Atë ditë u përdor dhunë mbi mijëra demokratë dhe qytetarë të pafajshmëm që kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre. Isha bashkë me ta dhe e vuajta njësoj si gazin helmues ashtu edhe sende e forta që hidheshin nga lartë. Isha në katin e parë bashkë me shumë zonja të tjera për të treguar se as une dhe as ato nuk jemi njerëz të dhunshëm, por mëndja e sëmurë e Diktatorit LB kish murrosur partinë me gjashtë dyer të blinduara. Kur partia bëhet njësh me policinë e shtetit dhe përdor dhunë mbi qytetarë të pafajshëm e vetmja gjë që mbetet është të tërheqësh qytetarët për të mos i dëmtuar më.
Ndërkohë pasi efekti i gazit helmues vazhdonte tek shumë miq të mi demokratë të thjeshtë nga gjithë vendi, që për ironi të fatit kishin besuar tek Lulzim Basha edhe në zgjedhjet e 13 qershorit ku unë kandidova vetë për kreun e partisë, na vjen lajmi se Enver Hoxha i ri, na kish përjashtuar edhe nga partia.
E kam nisur në moshën 18 vjeç punën time me Partinë Demokratike dhe si anëtare e lëvizjes studentore nuk zmbrapsem nga asgjë. S’ka LB në botë që më zmbraps nga e drejta dhe e vërteta për të cilën kam kaq vite që mundohem të ndërgjegjësoj demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Demokraci dhe votë e lirë!
Lexova që disa anëtarë të kryesisë së shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, gjatë seancës së plleniumit të mesnatës dhe vendimit për internim, na paskan folur për skenarë për të vrarë dhe skenarë rus.
Duhet ti vij turp ish- zëvendësambasadorit të Shqipërisë në SHBA që mundohet të fusë partinë e tij, mua dhe mijëra demokratë në këto skenare. Ajo ishte protesta e zemëratës demokrate kundër jush që mbështesni një dështak diktator që s’keni lënë fjalë pa thënë kundër tij dhe tani për interesa pasurore ose të tjera, e mbështesni kundër njerëzve që ju kanë votuar.
Faktikisht skenarët rus, maqedon dhe serb i ka Lul Basha ashtu siç ka edhe disa anëtarë të kryesisë së paligjshme dhe ndonjë nënkryetar/nënkryetare që hyn e del lirshëm që në kohën e armëve kimike në ambasadë ruse dhe marrin pjesë në takimet e rë rinjve të Putinit. Skenarët serb e maqedon i bëjnë ata që kanë marrë pjesë tek ajo masakra e Kumanovës ku u nxorrën në pritë djemtë shqiptar.
Pashë gjithashtu që me të njëjtin skenar të si vëllaut të tij Edi Rama, LB po përdor gratë për të na treguar se sa keq janë ndjerë brenda. Zonja që keni qenë brenda, të kuruara dhe të mirëmbajtura me nga 4 bodiguardë si Lady Gaga apo edhe ato që ishin atë ditë me pushime në Maldive, ju them se e keni lënë veten të keqpërdoreni nga një i paudhë që ju sjell si plaçkë në Parti ditën e protestës. U ngujuat me të dhe më kujtuat personazhe librash por edhe historitë e diktatorëve me gratë.
Ndërsa zonjat demokrate që ju kanë votuar dhe mbështetur gjithë këto vite ishin një kat poshtë jush dhe hanin gazin helmues, karriget dhe xhamat nga burrat që ju kishin ngujuar ju lartë. A kish ndonjë të plagosur, të dëmtuar, të gërvishtur nga ju? Nëse dëmtimi qenka psikologjik për ju atëherë ju them se nuk keni shumë punë me politikën shqiptare sepse ky popull dhunohet përditë psikologjikisht! Si tha njëra isha gati ti telefonoja. Edhe unë isha gati ta telefonoja njërën dhe ti thoja çfar po bëni, si po vini dorë mbi këta njerëz që deri dje ju mbështetën ju qorrësisht!
Marre t’ju vijë! Sa për zotin LB, perëndimorin diktator, do merrem shtruar këto ditë me të. Duhet ta mësojnë të gjithë që detyrën e shkatërrimit të PD- së ai e ka marrë shumë më parë se të vinte në Shqipëri në 2005. Dal të hapim pak arkivat!!! Sa për kalanë, ne rrëzuam diktaturën më të egër komuniste në Europë e jo më Lulin & Edin. Tung! To be continued….