PD nxjerr foton e Elisa Spiropalit me biznesmenin e fuqishëm: “Zonja e Doganave” të japë llogari për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit tha se Lulzim Basha do të humbë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Ajo ka publikuar një foto të Spiropalit gjatë një takimi në një lokal me një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri, Pëllumb Salillari.

Zhupa thotë se Spiropali duhet të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.

“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shkruan Ina Zhupa.

Zjarr Tv Ad