PD nxjerr listën e emrave:”Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste”

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka nxjerrë listën, ku sipas saj Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.

Sipas PD-së sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit., duke shtua se ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

PD ka nxjerrë edhe listën e emrave, XHAVIT SHALA, GANI ZENELI, BESNIK SHEHAJ, ARTAN SHKEMBI, XHEVAHIR KARAJ, NIKOLL RICA , ILIRJAN MANDRO , YLLI VASILI, MEHDI ÇANGA, KASTRIOT SKENDERAJ, KRENAR MUÇO, ARJAN FERI , ANDON MARKO, SADRI RAMÇAJ, AGIM HOXHA, BEDRI HASANAJ, BILAL SEMANAJ, MYSERET HASANBELLI, ZIJA SULAJ.

PD: Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”.

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.

Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

Zjarr Tv Ad