PD, nxjerr përgjimet për Alizotin: U shantazhua nga Xhafaj

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për mediet nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj ka treguar me zë dhe figurë atë që përgjimet telefonike, sipas tij provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Ramës siç e quan ai, është sajesë e vet Fatmir Xhafës.

Alibeaj publikoi disa përgjime të reja ku flitet për disa biseda telefonike po ashtu edhe për një pako që i është dhënë Alizotit, i cili akuzohet për ‘Kallëzim të rremë’.

“Në datën 1 qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetofruar në Prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ‘hap gojën sa do’. Menjëherë më pas, ai telefonohet nga drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim te QTU-ja në Fier. Në orën 17:13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet drejtorit të Policisë së Qarkut të Fierit me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi shefi lart’? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU-së në Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ‘Mora një pako të mirë’. Më 7 qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama telefonohet përsëri, personalisht nga drejtori i Policisë së Qarkut Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ‘lart ku më latë’. Alizoti i kërkon drejtorit të Policisë së Fierit që të takojë ‘shefin e madh’ me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ‘nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa’”, tha Enkelejd Alibeaj.

Zjarr Tv Ad